Kur nuk ke besim te shteti dhe strukturat e tij, atëherë duhet ti marrësh masat paraprake vetë.

Këtë ka bërë edhe një qytetar në Sukth të Durrësit, i cili, i frikësuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, ka gjetur një zgjidhje shumë origjinale.

Qytetari ka vendosur ta mbyllë derën e shtëpisë së tij me silikon duke e parë si mundësinë e vetme për të parandaluar që uji të futet në banesë.

Rasti është denoncuar nga kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i cili ka shkuar për të vizituar këtë familje.

I gjithë mundi dhe djersa e një jete të tërë, këtij qytetari i shkon dëm nga permbytja që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe moskujdedjes së Qeverisë”.