Vazhdon situata e rëndë me Koronavirusin në Shqipëri.

Pasditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve janë regjistruar 532 raste të reja dhe 7 humbje jete.

Por, siç shihet edhe në videon e Ora News pranë Spitalit Infektiv, fluksi i pacientëve që vijnë për të kërkuar ndihmë është tepër i lartë.

Një numër i madh autoambulancash gjenden të parkuara para Covid 1, me pacientë sipër, në pritje të lirimit të shtretërve…

Nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron 27,233 të infektuar me Covid-19, nga të cilët 13,854 ende aktivë dhe 612 viktima.