Atentati në Milot ku mbeti i plagosur 45-vjeçari, Ylli Ibrahimi, ishte tipik i stilit mafioz, sipas pamjeve të siguruara ekskluvizisht nga gazetari i Ora News, Elton Qyno. Ndaj tij u qëllua me breshëri plumbash pasi doli nga një lokal nga dy persona që sipas te dhënave ishin të maskuar dhe u larguan me motor.
Atentati ku mbeti i plagosur 45-vjeçari, Ylli Ibrahimi, në Milot është filmuar nga një kamera sigurie, pamjet ekskluzive të së cilës i ka siguruar gazetari i Ora News, Elton Qyno.
Ylli Ibrahimi sapo kishte dalë nga një lokal dhe ishte në shoqërinë e personave të tjerë kur u sulmua me breshëri plumbash.
Autorët të maskuar afrohen me një motor nga ku qëllon personi që udhëtonte si pasagjer.
Ylli Ibrahimi duket në pamje teksa rrëzohet si pasojë e plagëve, ndërsa personat e tjerë i shpëtuan plumbave duke u larguar me shpejtësi.
Dyshimet janë se ata e kishin ndjekur objektivin dhe kanë vepruar kur e kanë parë buzë rrugës.
45-vjeçari i plagosur u soll me urgjencë për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirugjikale, pas të cilës raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Edhe pse skema e atentatit është tipike mafioze, shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta.
Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por pa rezultat.
Në vijim pritet dëshmia e 45 vjeçarit, Ylli Ibrahimi, për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motive të atentatit që vijoi traditën e ngjarjeve kriminale në ditën e festës së Policisë.
Lexo edhe: