Gjendet dy armë zjarri në lumin Shkumbin të cilat janë dërguar për ekspertizë në Tiranë., pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Polumbarët e RENEA-s ishin duke kërkuar thikën me të cilën u vra Regin Runaj kur gjetën armët.

Policia publikoi më herët videon e operacionit ku polumbarët e RENEA-s kërkojnë në lumin Shkumbin për të gjetur thikën me të cilën është ekzekutuar Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në afërsi të varrezave të Elbasanit.

Sipas policisë viktima, 23 vjeçari është qëlluar plot 27 herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se polumbarët e RENEA-s e kanë gjetur thikën të mbështjellë me një qese plastike.

Për krimin janë arrestuar Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

“Nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre. Autorët e dyshuar, të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit. ” informoi sot zv/drejtori i policise se qarkut Elbasan, Alket Shatro  Si dy miqte u ekzekutuan nga dy vrases me pagese