VIDEO/ Dy operacione policore në Fier, 7 të arrestuar

Policia e Fierit ka zhvilluar 2 operacione gjatë orëve të fundit duke prangosur 7 persona.

Operacioni antidrogë i koduar "Mërtishi", në pranga 2 shtetas, të cilëve ju gjet dhe sekuestrua rreth 10 kilogramë lëndë narkotike gati për shitje.

Operacioni policor i koduar "Shëtitësit", ku u godit një grup që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnje, Fier e Durrës, ndërsa janë prangosur 5 autorët e dyshuar si dhe sekuestrohen një pjesë e gomave të vjedhura.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;

E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe "Kultivimi i bimëve narkotike";

P. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;

E. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

"Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e Policisë Fier.

Vendi Lajme fier policia Lajmi i fundit Kronike droge arrestime Aktualitet

EMISIONET