VIDEO/ Dy ish-madrilenë i rikthejnë buzëqeshjen Mourinhos. Tottenham i afrohet kreut

VIDEO/ Dy ish-madrilenë i rikthejnë buzëqeshjen Mourinhos.

Tottenham Hotspur mposht Brighton dhe ngjitet në vendin e dytë të Premier League.

Skuadra e Jose Mourinhos fitoi 2-1 ndeshjen e javës së shtatë në kampionat, me Gareth Bale që gjeti golin e parë me këtë fanellë pas më shumë se 7 vitesh.

I zakonshmi Harry Kane i dha "Spurs"-ave që në minutën e 13-të me 11-metërsh, por miqtë rritën presionin ndaj kundërshtarit teksa në fillimim të pjesës së dytë barazuan me Lamptey.

Buzëqeshjen Mourinhos do t’ia kthenin dy ish-futollistë të Real Madridit, të afuar nga londinezet në merkaton e verës.

Reguilon depërtoi nga e djathta dhe hodhi topin në zonë duke gjetur Gareth Bale, i cili nuk hezitoi duke e devijuar me kokë në rrjetë.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në kuotën e 14 pikëve, 2 më pak se Liverpooli kryesues.

Përmbledhja e ndeshjes:

EMISIONET