Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin një moment shumë dramatik në Melbourne të Australisë.

Një grua ishte duke lëvizur në trotuar me 4 qentë e saj, kur u godit befasisht nga një makinë.

Sipas informacioneve të policisë lokale, drejtuesi i mjetit, në panik e sipër, në vend që të shkelte pedalin e frenave ka vijuar të mbajë shkelur atë të gazit.

Gjithçka ndodhi para një dyqani kafeje dhe menjëherë pas përplasjes të gjithë dolën jashtë.

“Ne dëgjuam vetëm të bërtitura dhe xhamat që thyeshin”, rrëfyen ata për median lokale “Nine News”. /A.R, OraNews

Goditja, siç shihet në videon e mëposhtme, ishte  e fortë, por fatmirësisht gruaja dhe qentë nuk pësuan lëndime serioze.

Ja pamjet: