Një djalë 21-vjeçar është rrahur brutalisht në Treviso të Italisë. Policia ka arritur të identifikojë njërin nga autorët, një 23-vjeçar nga Senegali ndaj të cilit rëndon akuza e “tentativës së vrasjes”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku shqiptari me iniciale K.E është dhunuar me sende të forta dhe ka përfunduar në reanimacion.

Ai u transportua në spital në gjendje kritike për jetën me fraktura në kokë dhe gjoks.

Mbeten të paqarta cilat janë arsyet e ngjarjes.