VIDEO/ Debat me Manastirliun për Covid-19, Valteri-kolegut të opozitës: Ju lutem, mos hani kot atë që nuk thuhet

VIDEO/ Debat me Manastirliun për Covid-19, Valteri-kolegut të

Teksa deputeti Ralf Gjoni u përfshih në një debat me ministren Ogerta Manastirliu lidhur me masat e marrë për pademinë e Covid-19, nuk mund të mungonte as ndërhyrja e deputetit tjetër të opozitës parlamentare, Halit Valteri.

“Po shohim shumë nga kjo sallë që tallen me këtë flamë nga e cila e ne kemi humbur familjarë, kemi humbur të afërm, kemi humbur shokë. Dhe sot e kësaj, në Sanatorium e në spitale vuajnë pacientët.

Faleminderit zonja ministre, një faleminderit të madhe mjekëve që po rrezikojnë jetën e tyre për të na dale në mbrojtje jetëve tona”, tha Valteri.

Po në fund, deputeti pati edhe një mesazh për kolegët e tij, që sipas tij dezinformojnë me virusin, “Ju lutem, ju lutem, mos hani kot atë që nuk thuhet”.

A ishte ky një mesazh për deputetin Gjoni?

Kujtojmë se në muajin qershor, në sallën e parlamentit ka patur një debat të ashpër mes dy deputetëve, ndërsa përplasja fizike u shmang nga ndërhyrja e kolegëve të tyre...

Vendi Lajme ogerta manastirliu Politikë Halit Valteri parlament Aktualitet ralf gjoni covid19

EMISIONET