Mjafton një gol i Cristiano Ronaldos që Juventus të fitojë Superkupën e Italisë.

Finalja përballë Napolit, e luajtur në “Mappei Stadium” u vendos nga golat e Cristiano Ronaldos në minutën e 68 dhe Alvaro Moratas në minutën e 94.

Skuadra e Gattusos kishte shansin më të mirë për të barazuar shifrat në minutën e 80 të ndeshjes, por kapiteni Lorenzo Insigne gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Ora News.

Më pas, kur e gjithë skuadra napolitane ishte hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit, Juventus goditi me anë të një kundërsulmi duke gjetur edhe golin e dytë me Moratan.

Ky është triumfi numër 9 i bardhezinjëve në Superkupë, të cilën e fitonte edhe në vitin 2018 teksa mposhte 1-0 Milanin në finale e luajtur në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se suksesi i skuadrës së Andrea Pirlos vjen vetëm pak ditë pas humbjes së rëndë në kampionat kundër Interit, 2-0.

/a.r,OraNews