Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me beniamin e tij Erion Veliaj, postuar sot një video ku inspektuan një shkollë të re në Marikaj, Vorë.

Në pamjet e publikuara u transmetuan vetëm imazhe të zgjedhura tashmë të kthyer në një traditë propagandistike në faqet e Ramës dhe Veliaj.

Por, larg kësaj propagande realiteti është shumë ndryshe.

Larg kamerave të Ramës dhe Veliaj, një banor ka mundur që të regjistrojë një video ku këta banorë përplasen me kryeministrin Rama për banesat.

Banorët janë përplasur me truprojat teksa po filmonin, siç duket duke mos u pëlqyer ky veprim, jashtë regjisë qendrore të pushtetit.

“Shtëpitë tona do të bëhen sipas planit tonë, jo sipas planit tuaj kryeministër.” – dëgjohen ata të thonë.

Për më shumë ndiqni videon dhe intervistën e tyre me gazetaren Beti Njuma: