VIDEO/ Atletico ruan kreun, "Los Colchoneros" i falen Luis Suarezit

VIDEO/ Atletico ruan kreun, "Los Colchoneros" i falen Luis Suarezit

Atletico Madrid e mbyll me fitore vitin 2020.

"Los Colchoneros" fituan minimalisht 1-0 përballë Getafes në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”.

Autori i golit që i jep tre pikët e rradhës ekipit të Diego Simeones u shënua nga Luis Suarez në minutën e 20.

Me këtë fitore Atletico Madrid ruan vendin e parë në kuotën e 35 pikëve dhe pret i qetë ndeshjen e ndjekësit më të afërt Real Madrid. Edhe në rast fitoreje të ekipit të Zidane, skuadrat barazohen me pikë, por Atletico mbetet në vend të parë për shkak të golavarazhit.

Por duhet theksuar se Atletico Madrid ka dy ndeshje më pak se "Los Blancos".

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll la liga luis suarez atletico madrid

EMISIONET