VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit spektakolare, poker dhe përmbysje ndaj Romës

Atalanta përmbys Romën dhe dhuron spektakël në ndeshjen e orës 18:00 në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini, që edhe në këtë takim i besoi si zakonisht fanellën e titullarit Berat Gjimshitit, shpërtheu në 35 minutat e fundit të ndeshjes, duke zhvlerësuar golin e Edin Dzekos, të shënuar në minutën e 3-të, pas bashkëpunimit me Mkhitaryan.

Bergamaskët, thuajse inekzistentë në pjesën e parë, u shfaqën të papërmbajtshëm në 45 minutat e dyta, me protagonist absolut sllovenin Josip Iliçiç, që ndryshoi krejtësisht lojën sapo u fut në fushë.

Slloveni asistoi Zapatan në minutën e 59-të për golin e 1-1, ndërsa në të minutën e 70 i dha mundësinë për të shënuar Gosens, finalizim i të cilit kaloi për herë të parë në epërsi Atalantan.

Muriel përfitoi nga një gabim i mbrojtjes verdhekuqe në minutën e 72-të për golin e 3-1, ndërsa llogaritë me kryeqytetasit i mbylli pikërisht Iliçiç, që me një aksion personal realizoi golin e 4-1.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të 6, ndërsa Roma ndalet në kuotën e 24 pikëve në vend të katërt, rënditje që mund ta humbasë sot nëse Napoli fiton ose barazon kundër Lazios.

GOLAT E NDESHJES:

Rënditja e Serie A, ndërkohë që në 20:45 luhet sfida Lazio-Napoli:

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll serie a gola atalanta-roma ilicic

EMISIONET