Video/ Anglezi futet në autobus me gjarpërin rreth fytyrës, menduan se e kishte maskë

Udhëheqësit e transportit në Mançester të Anglisë kanë konfirmuar se gjarpri nuk mund të përdoret si maskë pasi një burrë hipi në autobus me një gjarpër të gjallë që e kishte vendosur rreth qafës dhe fytyrës.

Një udhëtare tha se mendoi që burri ishte duke vendosur një maskë qesharake derisa e pa zvarranikun duke lëvizur, shkruan BBC.

Dëshmitarja, e cila kërkoi të mbetet anonime, tha se ky incident iu duk shumë qesharak, duke shtuar se kafsha dukej se nuk ishte pengesë për asnjërin prej udhëtarëve.

Një zëdhënës i sektorit të transportit në Mançester tha se ndonëse ka mundësi për interpretim të rregullave për mbulimin e fytyrës në transportin publik, nuk beson se ky interpretim mund të shkojë deri te përdorimi i lëkurës së gjarprit.

Bota Lajme Angli maske gjarper

EMISIONET