Inter marshon drejt titullit të 19-të në Serie A.
Zikaltrit, duke përfituar edhe nga hapi fals i Milanit, që barazoi dje me Udinesen, mposhti mbrëmjen e sotme Parmën dhe e sheh veten në krye të renditjes me 59 pikë, +6 nga “kushërinjtë” kuqezinj.
Sfida e orës 20:45 u mbyll në shifrat 1-2, me të tre golat e shënuar gjatë pjesës së dytë.
Zikaltrit gjetën dy herë golin me Silenin Alexis Sanchez, në minutat 54 dhe 62, ndërsa zgjoi shpresat e vendasve Hernani me golin e minutës së 71-të, por që vleu thjesht për statistikë.
Ndeshja e luajtur në “Tardini” ishte edhe ndeshja përmbyllëse e javës së 25 në Serie A.
Sfidën e rradhës Inter e luan më 8 mars, në ora 20:45, përballë Atalanatas.
Golat e ndeshjes:
/a.r,OraNews