Guardi di Finanza në Napoli ka arrestur një 41-vjeçar dhe një banor vendas 54 vjeç, pasi kishin mbjellë 3200 bimë kanabis në 20 sera, fshehur nga një bimësi e dendur me pemë frutore.

Ambienti ishte përshtatur për të kultivuar drogë teksa u sekuestruan edhe një ventilator, gjeneratorë elektrikë apo panele diellore, ndërsa zona ruhej me qen të mëdhenj, shkruan SkyTG24.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 17 kg kanabis gati për shitje.

Sipas hetuesve, nëse 3200 bimët e hashashit do të përfundonin në tregun e paligjshëm, do të përfitoheshin rreth 900 mijë doza.