VIDEO/ 120 minuta lojë dhe 24 penallti, Milan prek Europën pas një ndeshje dramatike

VIDEO/ 120 minuta lojë dhe 24 penallti, Milan prek Europën pas

Pas 120 minutash lojë dhe 24 penalltish Milan arriti të prekë fazën e grupeve të Europa League.

Një ndeshje emociounuese në fund të së cilës fati I qeshi kuqezinjve të Stefano Piolit.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 me Milan që kaloi në avantazh me Saelemaekers por portugezët e Rio Ave u përgjigjën me Geraldes duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Dhe sapo nisi shtesa, vendasit kaluan në aavantazh me Gelson Dala.

Kur ndeshja po përfundonte, mbrojtësi I Rio Ave preku topin me dorë duke detyruar arbitrin të akordojë penallti.

Nga pika e bardhë e 11-metërshit turku Hakan Çalhanoglu nuk zhgënjehu duke e çuar ndeshjen drejt penalltive.

Pas 24 penalltive, fati I buzëqeshi Milanit që sot duhet të presë shortin për të mësuar rivalët në fazën e grupeve.

Sport Futboll milan europa league rio ave grupet

EMISIONET