Sa sy janë drejtuar nga këto dyer që prej marsit?

Familjarë, të afërt qëndrojnë për orë të tëra në ambientet e jashtme të spitaleve Covid me shpresë për të marrë një përgjigje mbi gjendjen e të afërmve të tyre.

Por jo gjithmonë ata kanë mundur të ketë informacion për familjarët e tyre

Me sy të lirë konstaton numrin e lartë të autoambulancave që i drejtohen spitalit Covid 2, duken shumë të koordinuara, që në dyert e spitalit mos të qëndrojnë të grumbulluara.

Sapo një ambulancë largohet një tjetër zë vendin në derë të spitalit.

Megjithatë, edhe në syrin tonë, kur kamerat janë vendosur për të vëzhguar çfarë ndodh jashtë spitalit, konstatohet pritja e pacientëve në ambulance, pritje që shkon deri në një orë.

Doktor Ilir Allkja është një prej mjekëve që shoqëron pacientët drejt spitalit Covid 2. Kujdeset për pacientin e tij, kërkon mos të qëndrojë gjatë në ambulancë.

Tempora i kërkon një prononcim të shkurtër, refuzon deri në momentin që sistemon brenda në spital pacientin e tij.

Por….me pas vjen i gatshëm për të na dhënë gjithë informacionin që i kërkojmë.

 Sot ishte një ditë e mirë, të sëmurët presin pak minuta në ambulancë thotë doktori, ndryshe nga sa kishte ndodhur ditë më parë me eksperiencën e tij personale, por dhe kolegëve të tij.

Situate e pacientëve që vijnë në spital është e rënduar, ndaj doktori ka një apel për mjekët e familjeve.

Por si ka qenë puna e tij që prej 9 marsit, kohë kur në vendin tonë u shfaqen rastet e para të të prekurve me Covid 19.