Një vezë e rrallë prej ari 22 karat ka thyer vlerësimet dhe është shitur për 31.000 paund, duke vednosur një rekord të ri.

Veza e Cundbury’s Conundrum ishte shitur për 17.200 paund në vitin 2017.

Greg Bateman tha se shitja vendosi një rekord të ri për shtëpinë e ankandit.

Origjina e vezës vjen nga një konkurs i drejtuar nga Cadbury’s në 1983.

Firma fshehu 12 vezë të gdhendura në ar rreth Mbretërisë së Bashkuar. Vezët mund të gjendeshin duke zgjidhur të dhëna të fshehura në një libër shoqërues.

Një vezë e 13-të, më e madhe se të tjerat u ofrua në një  ankand vetëm për shitësit me pakice dhe jo për publikun.

Shitja e kësaj veze në korrik 2017 kishte qenë një çmim rekord në atë kohë, sipas z.Bateman.

Sidoqoftë, çmimi i shitjes së vezës së premten më 19 shkurt, prej 31.000 paund duke mos përfshirë 20 % të tarifës së shitjes ishte një çmim i ri rekord.