Publicisti Ilir Demaliaj në një intervistë për Ora News ka dënuar dekorimet e larta të kryer nga institucionet shtetërore, lidhur edhe me zhdekorimin e Veton Surroit nga Këshilli i Kukësit.

Demaliaj e ka cilësuar këtë proces si një qokë, ndërkohë që shton se sot je më i vlerësuar nëse nuk ke një dekoratë.

Demaliaj: Problemi është se ne nuk jemi seriozë as në dekorime dhe as në çdekorime. Dekorimet në Shqipëri janë bërë gjëja më qesharake, se janë bërë si qoka. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë presidencave, nkur erdhi z. Ilir Meta i kam bërë thirrje dhe e kam dorëzuar dekoratën time. Sepse është inflacionuar aq shumë sa s’ka më vlerë. Je më i vlerësuar i padekoruar se sa të jesh i dekoruar, qoftë edhe nga Presidenti, qoftë edhe me titullin më të lartë, “Flamurin Kombëtar” e kanë bërë ata që i shërbyen regjimit komunist, që i thurën himne duke filluar nga Sali Berisha dhe Ismail Kadare. Ata që thanë jetën në kundërshtim me regjimin komunist nuk e kanë një gjë të tillë.

E kanë disa pacavure që vinin dhe hanin dreka e darka me Bujar Nishanin nëpër piceritë e New Yorkut dhe i jep njerëzve që nuk thonë asgjë titullin “Nder i Kombit”. Ia kanë dhënë edhe Gjergj Fishtës. Është e turpshme sot të kesh dekorata dhe po të kisha fuqi do t’i zhdekoroja të gjithë.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Tea Islamaj.

LEXO EDHE: UÇK “nxeh” Kukësin/ Gjici lë nam, i heq titullin Veton Surroit për shkak të Hagës