Vetëvrasjet në spitalet Covid, Vasili: Ideja se kështu ndodh në gjithë botën nuk e shëron problemin, ja rruga që duhet ndjekur

Vetëvrasjet në spitalet Covid, Vasili: Ideja se kështu ndodh

Ditën e sotme një tjetër pacient i infektuar me Covid-19, ndërmori aktin fatal të vetëvrasjes në ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në një lidhje live nga Skype për Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh Nënkryetari i LSI Petrit Vasili theksoi rëndësinë që ka komunikimi i mjekëve me pacientët për të zbuluar se cilët janë pacientët që kanë riskun më të lartë të cilët Covid mund t’u shkaktojë probleme psikologjike që i çon dhe drejt veprimeve fatale.

Petrit Vasili për Ora News: Covid ka treguar dhe një targetim të  çrregullimit të karakterit  psikologjik, që në në drejtim të sferës neurotike ka treguar që  ka influenca jo të pakta. Në dritën e një Covidi që zbulon shenja të reja dita ditës sigurisht trupat mjekësore adaptojnë sjelljet e tyre mjekësore. Për rastin tragjik të përsëritur një nga gjërat themelore do ishte që gjithë stafi mjekësor në mënyrë të  veçantë drejtuesit e tyre të orientojnë në këtë drejtim  komunikimin mjek-pacient. Komunikimi me pacientët bën të mundur  të selektivizohen ata që janë pacientë me risk të lartë,ata që paraqesin shenja më të spikatura në këtë drejtim e për pasojë mbajtjen e tyre në kontroll të veçantë  sidomos kur historia është e përsëritur.

Vasili tha çrregullime të tilla ekzistojnë dhe për ata pacientë që trajtohen në shtëpi duke bërë që ata të jenë më të rrezikuar ndërkohë që rastet fatale vijnë nga aty ku ka dhe kontroll mjekësor.

Petrit Vasili për Ora News:  Të tilla çrregullime nuk ekzistojnë vetëm në të sëmurët në spital por dhe ata që trajtohen në banesë dhe besoj që ata që ndodhen në banesë janë ndoshta pak më të rrezikuar sesa ata që janë nën një kujdes spitalor mjekësor por çuditërisht ka ndodhur e kundërta  dhe kjo gjë të bën të mendohesh. Ideja që kështu ndodh në gjithë botën nuk është kurrë shërimi i problemit. Shërimi është që t’i rrimë te koka dhe të mos humbasim asnjë jetë njerëzish nga ato që mund të evitohen.

Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti për online Elisa Piperi

Vendi Lajme Politikë petrit vasili Aktualitet covid 19

EMISIONET