Mjeku i njohur Erion Dasho bën përgjegjës autoritetet shëndetësore për vetëvrasjen e pacientëve me Covid-19. Në një lidhje direkte nga Gjermania për Ora News ai ka deklaruar se kemi të bëjmë me një cenim ekstrem të sigurisë së pacientëve  dhe se në spitalet evropiane nuk ndodh të mbahen dritaret hapur.  

Dasho: Vetëvrasja  e pacientëve është padyshim përgjegjësi pa diskutim e autoriteteve shëndetësore përfshirë dhe kolegët natyrisht, por në radhë të parë është përqasja e gabuar që kemi në Shqipëri ndaj asaj që quhet siguria e pacientit. Është një nga kapitujt e mëdhenj kur vlerësohen institucionet shëndetësore një nga elementët e parë që vlerësohen është siguria e pacientit. Në rastin e vetëvrasjeve është cenimi ekstrem i sigurisë së pacientit dhe është diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë. Në spitalet evropiane nuk hapen dritaret  dhe jo vetëm për rastet e pacientëve me Covid të cilët janë dhe nën trysninë e frikës. Flasim për siguri fizike që është katastrofike të kesh spitale të pasigurta nga ana fizike, pastaj kalojmë të elementët e tjerë si prania e psikologut dhe infermierëve të trajnuar për të trajtuar çështje të shëndetit mendor.