Garës elektorale në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit i shtohet edhe një tjetër subjekt politik.

Bëhet fjalë për Vetëvendosje, dega në Shqipëri, e cila do të marrë pjesë në zgjedhje me vetëm dy kandidatë.

Lajmin e bën të ditur vetë dega e kësaj force politike, e cila nesër në mesditë do të prezantojë edhe kandidatët në fjalë.

Njoftimi i Vetëvendosjes: “Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë.

Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri)

Ftojmë mediat dhe gazetarët që ta ndjekin.

Tiranë, 20 janar 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri”,

Vendimi vjen në një kohë kur Vetëvendosje në Kosovë prin sondazhet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe me gjasë do të jetë forcë e parë politike.

/a.r,OraNews