Barcelona ka konfirmuar se një lojtar ka rezultuar poztiv me koronavirus, përpara çerekfinales së tyre në Champions League me Bayern Munich.

Sidoqoftë, Blaugrana ka deklaruar se i infektuari nuk është anëtar i skuadrës së ekipit që do të udhëtojë drejt Lisbonës ditën e enjte.

Përkundrazi, është një nga nëntë lojtarët të cilët janë të ndarë nga skuadra e parë.

Një deklaratë e bërë nga klubi ditën e mërkurë njoftuan se personi që doli pozitiv është vendosur në izolim.

“Pas testeve të kryera ditën e martë grupi i nëntë lojtarëve i është nënshtruar marrjes së tamponit dhe njëri pret tyre ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi i prekur është simptomatik dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin ndodhet i izioluar në shtëpinë e tij.  Klubi ka njoftuar autoritetet kompetente sportive dhe shëndetësore. Përveç kësaj, të gjithë personat që kishin kontakte me lojtarin janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse. Lojtari nuk ka qenë në kontakt me anëtarët e e kipit të parë të cilët do të udhëtojnë drejt Lisbonës ditën e enjte”- u tha në deklaratën e klubit pa dhënë më shumë detaje mbi indetitetin e personit të infektuar.