Një grup nxënësisht të një shkolle private dhe dy shkollave publike në qytetin e Fierit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Bëhet fjalë për shkollat publike “Naim Frashëri” dhe ”Penellopi Piro”.

Sipas asaj që mëson Ora News, të gjithë nxënësit janë karantinuar në banesat e tyre ndërsa gjendja shëndetësore shfaqet stabile.

Rastet në fjalë vijnë vetëm dy ditë pas fillimit të sezonit të ri shkollor çka ngre dyshime mbi protokollet dhe masat e marra nga Ministria e Arsimit.

Më herët, një mësuese e kësaj shkolle rezultoi pozitive me Koronavirus çka rriti edhe shqetësimin te prindërit e nxënësve.