Ashtu si pjesa kryesore e Europës dhe jo vetëm, edhe Maqedonia e Veriut ka vendosur ndërprerjen e çdo fluturimi drejt Britanisë së Madhe deri në fund të vitit.
Shkak është bërë gjetja e një mutacioni të ri të Covid-19 në këtë shtet.
Lexo edhe:
Pse versioni i ri i Covid-19 është shqetësues
Ndërsa pasagjerët që mbërrijnë nga Britania e Madhe janë të detyruar të vetëkarantinohen për një afat 14-ditor.
Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi është marrë nga Shtabi i Koordinimit të Përgjithshëm të Krizave.
Përhapja e shpejtë e një varianti të ri të Covid-19 ka bërë që shumë vende të ndërmarrin masa të rrepta izolimi, kryesisht me Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas specialistëve britanikë, ky version i ri është më i aftë të transmetojë sesa variantet e tjera.
E gjithë puna është në një fazë të hershme, përmban pasiguri të mëdha dhe një listë të gjatë pyetjesh që presin përgjigje.
Pse ky version është shqetësues?
-Ai po zëvendëson me shpejtësi versionet e tjera të virusit.
-Mutacionet e tij po prekin pjesë të virusit që ka të ngjarë të jenë të rëndësishme.
-Disa nga këto mutacione kanë treguar në laborator se shtojnë aftësinë për të infektuar qelizat.
/a.r,OraNews