Reshjet e dendura të shiut kanë rritur problematikat kryesisht në veri të vendit, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.
Ministria e Mbrojtjes ka shprehur gatishmërinë në Bashkinë e Shkodrës, për transportin dhe evakuimin e banorëve në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit.

Deri më tani është kryer evakuimi i 75 banorëve në njësinë administrative Ana e Malit.

Aktualisht ka përmbytje të pjesshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç, ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Në një pjesë të sipërfaqeve të tokave ka ujë që shkon deri në 30 cm”, thuhet në njoftim.

Sakaq trupat ushtarake dhe mjetet e Batalionit të Vaut të Dejës janë vënë në dispozicion edhe të Bashkisë Lezhë në zonat ku ka prani të shtuar të ujit.