"Veni, Vidi, Biçi", në Romë për çiklizëm

"Veni, Vidi, Biçi", në Romë për

Roma nuk konsiderohet qytet ideal për çiklistët dhe përpjekjet për të sjellë një revolucion në kryeqendrën italiane, po ecin ngadalë.

Kodrat historike të qytetit, trafiku, rrugët me kalldrëm dhe korsitë e mangëta për biçikletat, janë të gjithë faktorë që ndikojnë.

Pandemia e koronavirusit po e ndihmon disi situatën, dhe ka qytetarë që i kanë këmbyer motorët me biçikleta standarde apo elektrike.

"Duhet të them se revolucioni po ndodh dhe unë jam pjesë e tij. Ka një lloj snobizmi mes atyre që kanë biçikleta elektrike dhe të tjerëve me biçikleta 'muskuloze'. Nuk jemi ende Danimarka."

Kërkesa për biçikletat po stimulohet nga qeveria, e cila u mundëson personave deri 500 euro nëse blejnë një biçikletë të përdorur ose një skuter elektrik.

Vitin e kaluar 119 mijë veta aplikuan për të përfituar nga skema.

"Ka pasur interes të madh nga të gjitha grupet e njerëzve, jo vetëm për sport. Kemi për shembull të rinj që nuk kanë prekur biçikletë prej 14 vitesh, dhe tani janë interesuar sërish."

Sipas Federatës Europiane të Çiklistëve, vetëm 0,9 për qind e qytetarëve të Romës ngasin rregullisht biçikletën, krahasuar me 49 për qind në kryeqytetin e Danimarkës.

Grupet e interesit thonë se duhet përmirësuar ndjeshëm infrastruktura.

"U njoftua se do të ndërtoheshin 150 km rrugë çiklistike, por janë bërë vetëm 15 km dhe gjithmonë ndërtohen si të përkohshme. Kemi akoma 1 biçikletë për 100 makina."

Kryebashkiakja e Romës thotë se 150 km rrugë për biçikletat mund të ndërtohen brenda vitit tjetër dhe do i shtohen rrjetit ekzistues prej 250 km korsi çiklizmi nga 500 që është objektivi.

EMISIONET