Krimet pa ndëshkim/ Zv.ministri i Brendshëm: Agjensitë hetojnë, ne monitorojmë

Nga vrasjet deri tek djegia e makinës së një efektivi policie, 8 ngjarje të rënda kriminale kanë goditur Shkodrën vetëm muajt e fundit, disa nga të cilat mbeten pa autorë në tryezat e policisë e prokurorisë.

Zv/ministri i brendshëm Besfort Lamallari u shmang me ndarjen e detyrave kur u pyet për situatën kriminale në kryeqendrën e veriut.

Besfort Lamallari: "Çdo situatë apo ngjarje kriminale është shqetësuese, e para si qytetar dhe e dyta si zv/ministër. Organet kompetente kanë detyrat e përcaktuara qartë, ne monitorojmë përformancën e tyre."

Por a i bën dëm kjo heshtje e institucioneve, interesit publik?

Në këtë pikë zv/ministri e ka një përgjigje, duke marrë si shembull paraardhësit në këtë detyrë.

Besfort Lamallari: "Donte të bënte kur ai modeli i vjetër i zv. Ministrit me kobure që sillej si polic".

Ai kërkon që të mos përdoren etiketime të rëndomta që Shkodrën apo qytete të tjera të Shqipërisë, krahasohen me zona të caktuara në Europë.

Besfort Lamallari: "Të krahasosh Shkodrën me qytete të ndryshme me konotacion negativ në mënyrë vicioze i bën qytetarëve shqiptarë."

Lamallari ishte në Shkodër për të monitoruar ecurinë e proçesit të dhënies së shërbimeve online për qytetarët, por dhe aty ju shmang pyetjes  mbi lulëzimin e fenomenit të zyrave të aplikimit privat që kanë në përdorim të dhënat e qytetarëve.

Besfort Lamallari: "Strukturat shtetërore janë të caktuara nga ligji qoftë policia e shtetit qoftë organet e prokurorisë po ndjekin hetimet. Por ka sigurisht dhe media rolin e saj për të sjell në vëmendje raste të tilla."

EMISIONET