‘Zoti’ shqiptar i drogës në Kolumbi / ‘Jimy’ jetonte i kamufluar, pa makinë e celular. Ja si funksionte rrjeti i tij

‘Zoti’ shqiptar i drogës në Kolumbi / ‘Jimy’

Shqiptari Agim Çerma u arrestua një javë më parë në Kolumbi si drejtues i një grupi që dërgonte kokainë në SHBA, përmes fluturimeve me charter.

Ndërkohë së fundmi, mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull, shqiptarit i njohur si ‘Jimy’, ku kanë përshkruar jetën që bënte dhe si funksiononte rrjeti i tij i trafikut të drogës.

Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, ‘Jimy’ nuk kishte makina ose telefona celularë, jetonte me qira, pretendonte të ishte një inxhinier civil dhe udhëtonte vetëm në linjat ajrore dhe automjetet e shërbimit publik.

Sipas mediave kolumbiane, ai kishte mbërritur në 2014 në Kolumbi me gruan e tij dhe ishte vendosur në very të qytetit Barranquilla nga ky filloi aktivitetin kriminal.

Mediat shkruajnë, se vendi ku jetonte ai nuk ishte zgjedhur rastësisht  pasi pasi kishte afër portet kryesore dhe do të ishte më i lehtë trafikimi i kokainës në SHBA apo shtetet europiane.

Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.

Ai bashkëpunoi edhe me kartela vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin William Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.

Një natë para arrestimit, Jimy kishte fjetur në një hotel modest dhe për të shkuar atje kishte përdorur transportin publik.

Kërkesa e lartë

Dërgesat ishin gjithnjë e më të larta ndaj Çerma gjithashtu duhej të mendonte se si paratë e drogës do të hynin në Kolumbi. Hetimet zbuluan se këto të ardhura u dhanë përmes ndërmjetësve financiarë, pra palëve të treta.

Me rritjen e fitimeve, pak nga pak lidhja midis grupeve kriminale kolumbiane dhe kartelit ballkanik u forcua dhe kjo nënkuptonte që ‘Jimmy’, gjoja investitori kryesor në këtë manovër të paligjshme, duhej të rriste edhe dërgesat. Për këtë arsye ai dha ryshfet shuma të mëdha parash tek zyrtarë të lartë për të kontrolluar fluturimet në vend, deri ditën e kapjes së tij

Agim Çerma në Shqipëri kërkohet për vrasje kurse në SHBA për trafik droge.

Agjencia Amerikane e Antidrogës DEA dhe policia kolumbiane goditën rrejtin e trafikimit ndërkombëtar të drogës më 19 Korrik. Si rezultat Agim Çerma, i njohur edhe me pseudonimin 'Xhimi' u arrestua së bashku me katër anëtarë të bandës.

Policia kolumbiane tha se arrestimet u kryen me qëllim ekstradimin e të akuzuarve në SHBA ku do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre.

EMISIONET