Zjarri në spitalin e Shkodrës, reagon nëndrejtori i spitalit, Lush Marku: Nuk ka qenë e nevojshme evakuimi i pacientëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme mjediset e spitalit rajonal të Shkodrës.
Flakët e zjarrit kanë rënë në dhomën e farmacisë së këtij spitali.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Një situatë e tillë ka sjellë panik tek pacientët.
Kujtojmë se edhe para pak muajsh, një zjarr përfshiu godinën e spitalit të Shkodrës.
Për mediat ka folur edhe nëndrejtori i spitalit, Lush Marku.
Marku: Nuk ka ra zjarr ne spitalin rajonal te Shkodrës.
Ne dhomen teknike te paneleve diellore shtresa termoizoluese e cisternave te ujit ka nxjerre tym dhe vetem si pasoje e kesaj ka dal gjithe ai tymi.
Nga kontrolli nuk ka dale se ka pasur defekt teknik.
Asnje sherbim nuk eshte prekur nga ky tym. Jane vetem disa deme minimale.
Nuk ka qene e nevojshme asnje evakuim per pacientet.