Zjarri në Shkodër, Beci: Situata e stabilizuar, nuk përbën më rrezik, zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci thotë se situata është stabilizuar, pasi në tregun e rrobave të përdorura ra një zjarr i përmasave të mëdha.
Beci u shpreh për mediat, se aktualisht, nuk ka rrezik dhe se fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz, por vetë materiale.
“Sapo është stabilizuar situata. Mendoj se tani nuk ka më një rrezik. Jam i gëzuar që nuk patëm dëme në njerëz. Kanë ardhur nga Ulqini, nga Tivati. Kjo situatë, zjarrfikësit nuk kishin mundësi të futeshin. Duhet të kujdesemi. Kemi akoma punë. Nuk kemi pasur dëme në njerëz. Situata e zjarrit është nën kontroll. Organizimi ka qenë relativisht i mirë dhe i shpejtë, pavarësisht zjarrit me përmasa të jashtëzakonshme”, theksoi Beci.
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni deklaroi se situata është nën kontroll, teksa një zjarr përfshiu tregun e rrobave të përdorura. Për mediat, Angoni u shpreh se nuk ka dëme në njerëz dhe shtoi se janë dëmtuar disa banesa.
“Dua të falenderoj të gjithë zjarrfikësit, në mënyrë të menjëhershme u paraqitën. Perimetri i zjarrit është organizuar, ka mbetur një vatër qëndrore. E rëndësishme që humbje jete njerëzish, plagosje nuk kemi, dëmtime materiale të disa banesave. Hap pas hapi do të shohim masat që do të merren”, theksoi ajo.