6 hektarë u dogjën në Sazan/ Dëmet nga zjarri në ishull mund të jetë të pariparueshme

Zjarri që përfshiu Sazanin dy javë më parë mund të këtë shkaktuar dëme të pariparueshme në ekosistemin e ishullit. Sipas autoriteteve në 4 ditë u dogjën 6 hektarë me shkurre e pemë.

Të paktën 6 hektarë sipërfaqe u shkrumbua nga zjarri që përfshiu ishullin e Sazanit në Vlorë.

Pas më tepër se dy javë punë në terren për vlerësimin e dëmit, institucionet vendore kanë një bilanc paraprake.

Sipërfaqa e cila është djegur kryesisht ka rezulultuar me barishte, shkurre mesdhetare por dhe selvi të mbjella në ishull që prej kohës së Luftës së Parë Botërore.

Dëmi konsiderohet I madh për ekosistemin, ndërsa në muajt në vijim pritet të shihet nësë mund të rikuperohet.

Pritet që në ditët në vijim institucionet vendore dhe ministritë e linjës, të dalin në një raport zyrtar për konstatimin e dëmeve të shkaktuara në ishullin e Sazanit.

Gjatë ditëve kur zjarri ishte aktiv në ishull u dëgjuan shpërthime të municioneve të mbetura aty që nga periudha kur shërbente si bazë ushtarake duke vënë në rrezik edhe jetën e zjarrfikësvë dhe forcave të ushtrisë që u angazhuan në betejë me flakët.

Dyshimet janë se zjarri ishte i qëllimshëm ose aksidental nga grupet e turistëve që vizitojnë ishullin, por përgjegjesit deri më tani nuk janë gjetur.

Ishullin e shpëtoi vetëm ndërhyrja me një avion grek zjarrfikës, pasi shteti shqiptar edhe një here tregoi se nuk kishte kapacitete.

6 hektarë u dogjën në Sazan/ Dëmet nga zjarri në ishull

6 hektarë u dogjën në Sazan/ Dëmet nga zjarri në ishull

EMISIONET