Zjarri i madh shkrumbon totalisht lokalin në Reç në Shkodër

Një zjarr ka rëndë mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Reçit në Shkodër.

Flakët kanë shkrumbuar çdo gjë, ndërkohë që ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, por ka qenë e pamundur të shpëtohet diçka nga lokali.

"Rreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur "Bujtina" në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike." - bën me dije policia. 

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET