Zjarret në vend/ Pas 10 ditësh FA i vjen në ndihmë një helikopter

Për të disatën ditë me radhë zjarret në Gadishullin e Karaburunit po vijojnë, duke iu afruar fshatit Dukat.

Për të shmangur humbjen e jetëve banorëve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm

Vetëm pas 10 ditësh nga nisja e betejës me flakët, ku Forcat e Armatosura shfaqen në luftë me mjete primitive, në ndihmë të tyre ka mbërritur dhe një helikopter.

Situatën e rënduar e pranon në facebook dhe ministri Niko Peleshi.

“Nuk është vetëm karaburuni, Në jug po vijojnë të digjen sipërfaqe të mëdha në Tragjas të Vlorës”

Situatë shqetësuese është krijuar edhe në Mamurras.

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pranë zonave të banuara.

Nga ana tjetër në Durrës, janë 4 vatra aktive të zjarrit, përkatësisht në Shetaj, Ishem, Manez, Shijak.

Lajm i mirë vjen nga Përmeti ku u bë e ditur se në Fshatin Kutal flakët janë vënë nën kontroll, por dhe kjo pasi janë shkrumbuar 15 hektarë pyjë dhe shkurre

Por ndërsa Përmeti bie në qetësi, në Malësi të madhe kthehet alarmi.  Këtë të dielë janë shënuar dy vatra të flakëve që rrezikojnë përhapje të menjëhershme

Temperaturat e larta në fund të korrikut e fillim gushtit nuk i vijnë në ndihmë zjarrëfikësve dhe Forcave të Armatosura. Autoritetet kanë shënjuar me ngjyrë të kuqe me shenjën rrezik i lartë zjarri që mund të shpërthejë qoftë me një shkëndijë në 10 qarqe. Vetëm Durrësi dhe Dibra konsiderohen me rrezik të moderuar.

Edhe vetë autoritetet duket se nuk kanë qenë të përgatitura për këtë situatë, pasi në periudhën kur flakët janë thuajse të përvitshme, helikopterët mësohet se janë në remont.

EMISIONET