Zjarr në qendrën e të moshuarve në Kavajë, 1 i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2023, 15:32
Një qendër për të moshuar në Kavajë është përfshirë nga flakët.
Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.