Dallëndyshet dëmtojnë rrjetin elektrik, lënë lagjen e Beratit pa drita

Lagjia "Uznovë"në Berat, që prej një ore ndodhet pa energji elektrike. Burime për Ora News, bëjnë me dije se për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në kabinën elektrike të kësaj lagjeje.

Mësohet se defekti është shkaktuar për shkak se folet që kishin krijuar në kabinën elektrike, kanë shkaktuar masë në telat e tensionit të lartë brenda në kabinë.

Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës, që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Pas njoftimit të banorëve, në zonë kanë shkuar ekipet e Repartit zjarrëfikës, që kanë lokalizuar tymin e flakët, duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.

Ndërkohë mësohet se  elektriçistët po punojnë për riparimin e telave të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje.

Pas lokalizimit të flakëve, elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektike në këtë lagje.

EMISIONET