Zhvillime brenda PD? Bardhi: Kam informacion që Berisha ka një hall të vetin personal

Në daljet tuaja të fundit mediatike dhe publike  Gazment Bardhi ka lënë të kuptohet se diçka mund të ndodhë brenda brenda PD.

Madje ai ka theksuar se ka dhe informacione lidhur me Rithemelimin dhe atë çfarë mund të ndodhë.

Shumë e kanë parë këtë deklaratë si një paralajmërim për ndonjë zhvillim të mundshëm nga drejtësia.

Bardhi e sqaroi vetë një një intervistë për Ora News këtë deklaratë.

Bardhi: Jo, nuk kam folur kurrë për drejtësinë.Patjetër që disponoj informacione, fakti që nuk i kam bërë publike do të thotë që janë informacione që nuk kam ndërmend ti bëj publike. Ajo që kam thënë është se gjithë lëvizja e zotit Berisha nuk është se në një moment të caktuar zoti Berisha u shqetësua shumë për PD dhe fatin e demokratëve.

Gjithë lëvizja e zotit Berisha dhe gjithë kjo rrëmujë që ka krijuar në PD është një lëvizje e nxitur dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite nga problemet personale që ka Berisha. Unë kam informacion që Berisha ka një hall të vetin personal. Për shkak të këtyre të dhënave kam arritur në konkluzionin që gjithë lëvizja e Berishës nuk bëhet për PD dhe hallin e madh që kanë demokratët që kanë 9 vite në opozitë por bëhet për hallin personal të një individi që quhet Sali Berisha.

EMISIONET