Zhgënjimi me BE, Rama: Nuk do rri pa gjumë, kur të jenë gati të na thonë

Kryeministri Edi Rama dhe homologu maqedonas nuk e fshehin keqardhjen një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të dy vendet, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria.

“Ne i duam… Ata na thonë se ju duam por nuk jemi gati për martesë.. ok atëherë ne do presim dhe do shijojmë lirinë derisa të martohemi” tha sot kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me median me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar kryeministri Rama u shpreh me batutë se “nuk do rrinte pa gjumë” por pavarësisht kësaj do vijonte punën për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tij.

“Nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me BE-në, por e përsëris se nuk jam i shqetësuar dhe nuk është se do rri pa gjumë pasi kam shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë. Do vazhdojmë të punojmë dhe kur ata të jenë gati të na thonë. Por kjo nuk është çfarë meritojnë fëmijët tanë. Nuk do presim, por do vijojmë të nxisim e nxisim për ta bërë vendin tonë më të mirë dhe të bëjmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si shtete me standarde europiane”u shpreh Rama. 

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup, në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

EMISIONET