Zhdukja e Ervis Martinajt, policia dhe ministria vijojnë me gojën e mbyllur

Policia dhe prokuroria ende nuk e kanë një përgjigje për fatin e shumë të kërkuarit Ervis Martinaj. Dy javë më parë kryeministri la detyrë për sqarimin e rastit por drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thonë se do të flasin vetëm pasi të gjejnë provat e nevojshme.

Kryeministri i Edi Rama i la detyrë Drejtorit të ri të Policisë Muhamet Rrumbullkaut të zbardhë çfarë ka ndodhur me të kërkuarin Ervis Martinaj, por duket se gati dy javë pas kërkesës së kreut të qeverisë, krerët më të lartë të rendit nuk kanë një përgjigje.

"Mund t'ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht"

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku deklaroi se do të flasin ku të kenë prova.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova" tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato.

"Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova," tha ministri.

Një javë më parë ishte kryeministri Edi Rama që para gazetarëve tha se policia ka një përgjigje për çështjen e Ervis Martinaj por theksoi se nevojiteshin prova për ta deklaruar publikisht.

Martinaj rezulton i zhdukur prej 8 gushtit 2022.

EMISIONET