Ora News në Rrugën e Arbrit një ditë pas hapjes: Policia rrugore kontrollon çdo makinë

Rruga e Arbrit e bllokuar natën e së hënës nga reshjet e borës është hapur këtë të martë pas ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes dhe të policisë, të cilat kanë shmangur trafikun.

Reshjet e dëborës që ranë mbrëmjen e së hënës sollën bllokimin e Rrugës së Arbrit vetëm pak orë pasi u inaugurua hapja e saj provizore.

Situata këtë të martë ka ndryshuar.

Ora News në Rrugën e Arbrit një ditë pas hapjes: Policia

Borëpastrueset dhe firma që po kryen punimet e rrugës kishin marrë masat që drejtuesit e mjeteve të mos bllokohen.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se këtë të martë qarkullimi nuk ka qenë i vështirë por duhet kujdes.

"Pak fare te bypassi, pjesa tjetër shumë mirë."

Ora News në Rrugën e Arbrit një ditë pas hapjes: Policia

Edhe në Klos policia rrugore është stacionuar për të  kontrolluar çdo drejtues mjeti nëse është i pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë në të kundër nuk kalojnë.

Sakaq as automjetet e tonazhit të lartë apo furgonat nuk janë lejuar që të qarkullojnë në Rrugën e Arbrit.

Rruga e Arbrit e cila u inagurua të hënën e 29 nëntorit, u hap pjesërisht duke shkurtuar distancën mes Tiranës dhe Dibrës.

Ora News në Rrugën e Arbrit një ditë pas hapjes: Policia

Ora News në Rrugën e Arbrit një ditë pas hapjes: Policia

EMISIONET