“Zgjohet” Rama: Kosovës i duhet dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët

“Zgjohet” Rama: Kosovës i duhet dialog i palodhur me

Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar më në fund për situatën e krijuar në Kosovë, lidhur me vendosjen e targave të reja nga qeveria e Kosovës.

Rama shkruan se po ndiqet me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohet me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA & BE.

Ai shton se e kupton Kosovën për çështjen e Komunave Serbe, por shton se duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët.

Rama: Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!

EMISIONET