Zgjedhjet vendore në 6 bashki, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 19 në Dibër

Zgjedhjet vendore në 6 bashki, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 19, në Dibër. 

Kryetari i kësaj KZAZ-je, Agron Cara është shprehur se shpërndarja e cila ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ka filluar në zonat e thella e më pas në ato qendrore. 

Po ashtu, Cara ka treguar se janë kryer disa ndryshime për shkak se disa komisionerë kanë pasur probleme shëndetësore.

"Shpërndarja ka nisur nga njësitë administrative më të larta e më pas vazhdon me Peshkopinë. Deri tani s’kemi pasur asnjë problem. Kemi pasur disa ndryshime me komisionerët, si PS, PD dhe LSI për arsye shëndetësore dhe raste fatkeqësisht. Forcat politike kanë rënë dakord"-tha Cara.

EMISIONET