Zgjedhjet e 6 marsit, Rama mbledh sot të zgjedhurit për Durrësin e Shkodrën

Zgjedhjet e 6 marsit, Rama mbledh sot të zgjedhurit për Durrësin

Kryeministri Edi Rama do të ketë sot dhe takimin e fundit pë zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars

Mbrëmjen e djeshme ai priti të zgjedhurit e Tiranës dhe të Dibrës, ndërsa sot radhën e kanë të zgjedhurit e qarkut të Shkodrës dhe të Durrësit.

Takimi pritet të mbahet në orën 15:00 në selinë PS.

Deri tani në Shkodër përflitet që kandidatja për kryetar bashkie të jetë Majlinda Angoni, aktualisht prefekte ndërsa në Durrës Emirjana Sako.

Në mbledhjen e të hënës në grupin parlamentar Kryeministri ka kërkuar që në fushatë për këtë garë do të përfshihen dhe deputetët madje dhe ai nëse do të jetë nevoja

Ndërkohë pasditen e 25 janarit Rama priti të zgjedhurit e Tiranës dhe Dibrës në kryeministri për të folur për kandidatët në bashkitë e Vorës, Rrogozhinës dhe Peshkopisë.

EMISIONET