"6 marsi", Pollo ‘thumbon’ PS: PD s’do ketë kandidatë që kanë probleme me të shkuarën

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit.

Ish-deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, është shprehur se të dielën do të zhvillohen primaret, ku dhe më pas do të zgjidhen dhe kandidatët e zgjedhjeve.

Genc Pollo: Të dielën zhvillohen primaret, është një hap i ri, në jetën e partive politike shqiptare në këto 30 vjet. Është interesante për situatën në të cilën ndodhemi që kandidatët e partisë demokratike, do të dalin nga vota e anëtarëve. Dalin me një avantazh në garën përballë kandidatëve socialist më 6 mars.

Pak orë më parë, PS bëri me dije emrat e kandidatëve në 5 bashki. Nisur nga kjo Pollo me ironi ka thënë se PD nuk do t’i kandidatët që kanë pasur probleme me të shkuarën.

Ai tha se përveç anëtarëve të PD në primare do të votojnë edhe simpatizantët e PD.

Genc Pollo: Nuk janë zgjedhje në rang vendi, çdo bashki, çdo bashki, çdo degë bashkie i di njerëzit e vetë, di kandidatët që kanë dalë. Së shpejti do të shpallen. Gjithë meraku ka qenë që mos të kemi si PS me problem të së shkuarës. Është një përvojë interesante që do akumulohet nga ky proces demokratik që bëhet për herë të parë. Primaret  janë përcaktuar si metodë e seleksionimit të kandidaturave të partisë. Kjo nuk po ushtrohet në të gjithë vendin. Në lista nuk janë vetëm anëtarët e partisë, por edhe simpatizantët do të lejohen të votojnë.

EMISIONET