Zgjedhjet e 25 prillit, Dom Gjergj Meta: Votoni atë që ju përfaqëson, jo atë që ju blen votën

Zgjedhjet e 25 prillit, Dom Gjergj Meta: Votoni atë që ju

Teksa na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se janë shtuar dhe tensionet e fushatës elektorale.

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta përmes një video-mesazhi u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë atë që mendojnë se i përfaqëson dhe jo atë që i blen votën.

“Ditën e diel kemi votimet. Unë do të shkoj të votoj e po ashtu të ftoj edhe ty të shkosh të votosh. Por, voto atë që ti mendon se të përfaqëson, jo atë që të blen votën apo atë që të kërcënon.

Demokracia është shumë e rëndësishme për ne”, ishte thirrja e Dom Gjergj Metës.

Për 25 Prillin thirrje ka pasur nga të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për të votuar atë që i përfaqëson.

 

EMISIONET