PS çon në Parlament vetëm me votat e tyre nismën për zgjatjen e organeve të Vettingut
Këshilli i Legjislacionit ka miratuar vetëm me votat e PS raportin për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut deri në 2024.
Deputetët e PD munguan në këtë mbledhje, edhe pse nuk janë shprehur kundër këtij propozimi publikisht, por veprimi i tyre vjen si kundërshti e mospranimit të kërkesës së tyre për të përfshirë në këtë nisëm Vettingun e politikanëve.
Por Basha me deputetët e tij kanë kohë edhe 3 javë për t’u menduar nëse do ta bashkojnë apo jo votën me socialistët që KPK të vijojë deri në 2024 me filtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky ndryshim kushtetues, për miratimin e të cilit nevojiten 94 vota është mbështetur nga ndërkombëtarët dhe Komisioni i Venecias.