Zeko rrëfen si e promovoi Shqipërinë në Monte Carlo. Gazetarja përlotet kur kujton Vladimir Grillon

Ajo ëndërronte të bëhej shkrimtare. Në fakt edhe pse e brumosur me pasionin për letërsinë Enkeleida Zeko do të ngjiste pak e nga pak shkallët në rrugën e televizionit e padiskutim do të shndërrohej në një nga ikonat e gazetarisë sportive, një fushë në të cilën u gjend krejt rastësisht.

Biondja bukuroshe tregoi se sporti nuk bëhej vetëm nga imazhi por edhe nga pasioni dhe dashuria. E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Enkeleida foli për fillimet e saj si dhe për projektet më të fundit që kishte zhvilluar në Monte Carlo.

“Përpara se të niste pandemia në 2019 unë isha në SHBA për një projekt me temën: "Fuqizimi i Gruas nëpërmjet sportit dhe gazetarisë sportive dhe më dha shumë frymëzim. Kur u ktheva nëpërmjet  miqve dhe kontakteve unë ndalova në Monte Carlo dhe aty nisën bisedimet për disa projekte në këtë vend. Nga bashkëpunimet dhe bisedat me drejtuesin dhe botuesin e revistës prestigjoze “Force One”ku  unë bëra një shkrim promovues për Shqipërinë dje e  servirëm këtë shkrim për atë lloj tregu pasi kjo revistë shpërndahet nëpër jahte apo hotele. Ky bashkëpunim pati një impakt të jashtëzakonshëm por së shpejti pse jo do kemi edhe bashkëpunime të tjera më revistën prestigjoze. Suksesi i këtij projekti më ka bërë shumë më pozitive dhe aktive të mendoj për projekte të tjera. Madje Shqipëria këtë projekt e ka dhuratë nga unë pasi nuk kisha sponsorizime por e kam sponsorizuar të gjjthë vetë" u shpreh gazetarja.

Ajo tregoi se vitin që shkoi projektet kanë pasuar njëra tjetrën.

“Më pas në muajin korrik mora pjesë në mitingun e parë të “Fiat 500” po në Monte Carlo, një ftesë që mu bë nga presidenti i klubit ishte një aktivitet gjigand dhe shumë i bukur ku unë u bëra pjesë e këtij mitingu me makinë të personaziuar me “Fair play” e cila tërhoqi shumë vëmendje edhe të princit Alberto i dytë  i Monako. Ai më pyeti se çfarë më kishte shtyrë të isha bërë pjesë e këtij projekti. Në fakt kisha një shtysë shumë të veçantë pasi “Fiat 500 është makinë e femrave dhe unë si feministe që jam normalisht që do isha aty. U lumturova shumë pasi këtë konkurs e fitoj një femër gjithashtu edhe princ Alberto ishte qershia mbi tortë. Por pse jo kam menduar që këtë projekt ta sjell edhe në Shqipëri” u shpreh gazetarja.

Ajo u ndal edhe në një event tjetër që kishte marrë pjesë në vitin që lam pas. Në eventin gala të ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë botërore "Golden Foot Award".

“Ishte hera e parë që merrja pjesë morën pjesë shumë futbollistë ndërkombëtar. E kam ndjerë veten shumë të përfshirë në këtë aktivitet” u shpreh Enkeleida Zeko.

Ajo tregoi se viti 2021 ka qenë një vit i bukur me arritje profesionale. Enkeleida tregoi gjithashtu se ka shumë projekte për këtë vit, dhe projekte që i ka lënë për gjysmë. Teksa, rrëfeu për eksperiencën e saj ndër vite në televizion, ajo u ndal në eksperiencën e saj në Radio Televizionin Shqiptar, ku përmendi bashkëshortin dhe vajzën e saj si mbështetje për të arritur aty ku është sot. 

Nuk mund ta mohoj që pika ime kulmore e karrierës ka qenë RTSH, dhe së dyti njohja e bashkëshortit tim Flori. Ai më ka qëndruar në krah gjithmonë. Dhe pika e tretë është koha kur lindi vajza jonë”, tha ajo.

Teksa, shpjegon rrugëtimin  profesional në RTSH, ajo kujtoi profesorin e saj të ndjerë, Vladimir Grillon.

“Shumë emocione dhe ndjesi kam përjetuar në RTSH, edhe me profesorin tim të ndjerë që tashmë është ndarë nga jeta pak ditë më parë, Vladimir Grillo, i cili më ka pikëlluar shumë në zemër. Ai ka qenë për mua një baba, shokë, që më mësonte çdo ditë. Humbja e tij është thjesht fizike, jo vetëm për mua, por për gjithë sportin shqiptar. Kam mësuar shumë prej tij, ai është arkiv për mua. Ai kishte një dëshirë që unë kurrë nuk ja plotësova asnjëherë, më thoshte shpesh që je një komentatore shumë e mirë sportive, dhe dua t’më zevëndësosh mua. Por, unë mendoj se nuk jam për këtë, jam më shumë për prezantuese dhe jo komentatore”, u shpreh Zeko.

Ajo u shpreh se “gazetaria sportive ka qenë në mendimet e mija më të largëta”.

Në përfundim të intervistës, Zeko bëri një panoramë sesi duket sporti në sytë e gazetarëve sportive, ku u shpreh se nuk paragjykohen.

“Mendoj që femrat që mbulojnë sportin nuk paragjykohen, nuk mendoj se gazetaria sportive solli emancipimin tek ne. Në vitin 1999 kur unë kam filluar gazetarin sportive nuk ishte shumë e ndeshur figura femërore atë kohë në sport. Ne mund të ishim 2-3 gazetare sportive në atë kohë, dhe kur shkonim në stadium për të ndjekur ndeshjet, ndesheshim sit ë thuash me atë paragjykim që kemi shkuar në atë vend që të ngacmoheshim nga meshkujt. Sepse, kështu e mendonin ata, dhe shiheshim nga koka te këmbët”, përfundoi ajo.

EMISIONET