Zbulohet një automjet i djegur në Zall Herr, dyshohet se u përkiste personave që vranë Lulzim Vishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 13:24
Një automjet është zbuluar i djegur në Zall Herr të Tiranës, ndërsa dyshohet se është makina e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës ditën e sotme.
48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në zonën e Zall Mnerit, brenda automjetit të punës së tij, vetëm 200 metra nga banesa.
U raportua se në vendngjarje u gjetën 12 gëzhoja, ndërsa besohet se autorët i kanë zënë pritë viktimës duke pritur momentin që do të nisej për në punë.