Zahiretë e ditëve të ftohta, korçarët ruajnë traditën e përgatitjes së ushqimeve të dimrit

Në Korçë tradita e përgatitjes së zahireve për stinën e ftohtë të dimrit ruhet ende. Familjet thonë se shumë prej ushqimeve kanë veti kuruese.

Petka, dromka, trahana, komposto e turshi janë vetëm disa nga zahiretë që kanë përgatitur për dimrin e gjatë Vjollca dhe Robert Mustaka.

Në familjet korçare kjo traditë ruhet ende.

Vjollca thotë se përgatitjen e tëmotjeve e ka trashëguar nga e ëma.

Për çdo vit gjatë shtatorit dhe tetorit burrë e grua bëjnë gati ushqimet për ditët e ftohta ku siç thotë Vjollca shumë prej tyre kanë veti kuruese.

Detyrat në familje i kanë të ndara.

I zoti i shtëpisë, Roberti merret veçanërisht me prodhimin e rakisë.

Përgatitja e zahireve është një traditë e amvisave shqiptare ndër shekuj.

Dikur i përgatisnin për të kursyer e ndërsa sot ato që ende mbajnë traditën gjallë i përgatisin për të pasur ushqime të shijshme e të shëndetshme gjatë stinës së ftohtë.

Zahiretë e ditëve të ftohta, korçarët ruajnë

EMISIONET